Cavi Hernandez i sinqertë: Ka lojtarë te Reali që më entuziazmojnë

Ish-kapiteni legjendar i ekipit katalonjas (Barcelona) Cavi Hernandez nuk e humbet rastin që të komentojë zhvillimet në kampionatin spanjoll, sidomos, në prag të përfundimit të tij. Mbas fitores 4-1 së Realit të Madridit, në Vigo, ndaj Seltës, atij i mjafton vetëm një pikë, në ndeshjen e fundit me Malagën, që të fitojë titullin e kampionit të Spanjës. Kështu, një situatë e tillë e ka detyruar Cavi Hernandezin  që të shprehet i sinqertë se vetëm një mrekulli do të mund të bëjë që titullin ta fitojë Barcelona.

“Me të vërtetë, do të jetë shumë e vështirë që titulli t’i ikë Realit, pasi ky është një mision gati i pamundur. Unë do të isha shumë i lumtur, nëse Reali do të humbasë në Malaga dhe nëse Barcelona do ta fitojë titullin, por një gjë e tillë duket gati e pamundur. Reali është një ekip shumë i fortë dhe ai ka tre lojtarë që mua, me të vërtetë, më entuziazmojnë, Kros, Modriç dhe Isko, që janë lojtarë klasi”,  thotë Ernandezi.

Sfidanti.al