Camp Nou tremb rivalet; Barcelona, nje humbje ne 58 ndeshjete fundit

Te thyesh Barcelonen ne Camp Nou eshte praktikisht mision i pamundur per cdo skuader. Kjo u vertetua kete te marte ne sfiden qe katalanasit zhvilluan me PSV Eindhoven te cilen e fituan 4-0. Tashme ne Ligen e Kampioneve, Barcelona u be 5 vjet qe nuk peson humbje qe tregon se Camp Nou eshte nje fortese e vertete per katalanasit.

Per te pare nje humbje te Barcelones ne shtepi ne Ligen e Kampioneve duhet te kthehemi ne vitin 2013 kur blaugranat shkerrmoqeshin 3-0 nga Bajerni i Mynihut.  Edhe ne kampionatin spanjoll Barcelona ka treguar se e ka Camp Nou policen e sigurimit te jetes teksa ne 2 vjet nuk ka pesuar humbje. Ne kete pike, e disfata e fundit e Barcelones ne Camp Nou ishte ajo 2-1 ndaj Alaves ne dhjetor te 2016.

Qe nga kjo sfide, Barcelona ka luajtur 58 ndeshje ne Camp Nou me bilanc 188 gola te shenuar dhe vetem 33 te pesuar. Nga keto ndeshje vetem ne 1 rast Barcelona eshte thyer ne shtepine e saj dhe ajo ka ndodhur ne Superkupen e Spanjes te 2017 nga Reali i Madridit me rezultatin 3-1.

Ne kampionat, Barcelona ka 32 fitore ne Camp Nou dhe 6 barazime,ne Ligen e Kampioneve ka  11 fitore e 5 barazime, ndersa ne Kupe ka 6 fitore e 1 barazim. Ne total ne 57  ndeshjet e fundit te zhvilluara ne Camp Nou ka 49 fitore e 8 barazime me golavarazh, 187 gola te shenuar e 30 te pesuar.

Sfidanti.al