Butragenjo: Për Realin çdo kundërshtar është i vështirë!

Drejtori i Realit të Madridit, Emilio Butragenjo, tregohet shumë i kujdesshëm mbas hedhjes së shortit për 1/8-tën e finaleve të Lidhjes së Kampioneve (LK). Sikurse dihet, shorti e ka vënë Realin përballë Ajaksit të Amsterdamit dhe Butragenjo është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që e presin klubin madridas.
“Asnjëherë nuk i dihet. Për neve, të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Ne i dimë vështirësitë që bart çdo ndeshje, ndërkohë që Ajaksi është një ekip që luan shkëlqyeshën. Ky do të jetë një duel mes dy klubeve legjendarë me traditë historike. Është e sigurt se neve na presin dy ndeshje të vështira”, tha Butragenjo, duke vazhduar më tej:
“Ne e dimë se çfarë sezoni është ky, neve na presin ndeshje vendimtare në shkurt dhe mars të vitit të ardhshëm. Kjo ëshë koha, kur ekipi ynë duhet të arrijë formën më të mirë. Ju e dini se për Realin Lidhja e Kampioneve ka një rëndësi të veçantë”.
Sfidanti.al