Bosi dhe Ronaldo, pas tradhetisë vjen dashuria verore

Ronaldo dhe Perez janë takuar për herë të pas spekulimeve se CR7 do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Perez priti Ronaldon në stërvitjen e parë pas kthimit nga pushimet, kuptohet s’ishte si te tjeret.

Ky ishte takimi i parë që nga koha kur filluan të qarkullojnë zëra se Cristiano dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Marca e AS raportojnë se Perez dhe CR7 kanë qëndruar për një kohë në qendrën stërvitore të “Los Blancos” pas stërvitjeve.

Sipas mediave spanjolle ata kanë diskutuar për shumë gjëra dhe qëndrimi i portugezit në Madrid më as që vihet në dyshim, ai dëshiron të vazhdojë të triumfojë me fanellën e bardhë.