Benzema ndaj Levantes, shënon golin e 3801 të Realit në ‘Bernabeu’ La Liga

Karim Benzema u bë protagonist për Realin e Madridit këtë të shtunë teksa shënoi dy gola në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Levantes, një sukses ky që erdhi mes drithërimash. Sulmuesi francez pasuroi statistikat e Los Blancos në këtë përballje teksa shënoi golin e 3801 të Realir të madridit në kampionat në ‘Santiago Bernabeu’. deri përpara kësaj ndeshjeje, skuadra merenges ishte ne kuotën e 3799 golave  përsa u përket sfidave në shtëpi dhe me këtë dygolësh të benzemasë kjo shifër shkon në 3801 gola

Në total me këto dy gola, Reali i madridit arrin në 6112 finalizime, nga të cilat 3801 gola i ka shënuar si ekip pritës, ndërsa 2311 si skuadër udhëtuese. ndërkaq, me dy golat e shënuara ndaj Levantes, Benzema arriti në kuotën e 4 golave në këtë fillim sezoni të kampionatit spanjoll.

sfidanti.al