Benzema kundër Vinisiusit, Ramosi kundër Iskos, ç’ndodh tek Reali?!

Trajneri Zinedin Zidan do të thoshte se këto janë gjëra që ndodhin në një skuadër futbolli. E saktë, sepse kemi parë sherre shumë më të rënda ku janë përfshirë Roi Kin, Zherom Boateng e të tjerë, por gjithsesi konfliktet konfliktet tek Reali janë shqetësuese. i fundit ai që krijon Karim Benzema, me fjalët që i tha Ferlan Mendisë në koridorin e stadiumit të Gladbahut, kundër Vinisiusit. Kamerat e sigurisë “kapën” sesi sulmuesi francez i thoshte mbrojtësit po francez “mos ia paso topin e tij, për jetën e nënës sime (betohem se) ai po luan kundër nesh”. Zidan e zëvendësoi Vinisiusin në pjesën e dytë pasi po luante dobët, dhe Reali reagoi pas kësaj, veçse sjellja e Benzemasë padyshim që do të krijojë përçarje, gjithnjë nëse trajneri nuk i pajton. Pak ditë më parë pati një konflikt mes kapitenit Sergio Ramos dhe Iskos, me gjasë për pakënaqësinë e shprehur nga ky i fundit për mosaktivizimin nga ana e Zidanit. Pavarësisht reagimit dhe barazimit të rezultatit në Gjermani, apo pavarësisht fitores në El Klasiko, Reali nuk është shumë mirë dhe rrezikon sidomos në Champions, ndaj çdo problem i brendshëm i prish punë.

Sfidanti.al