Bejli, Morata dhe Reali fiton edhe kur nuk shënon Ronaldo

Dy gola Bejli, një gol Morata dhe asnjë Ronaldo dhe porta e Realit fitoi “virgjërinë” pas 5 ndeshjes në La Liga.  Reali ka mundur me 3 gola Leganes në Bernabeu dhe është i qetë, sa mund të ulet nëdivan para ekranit për të parë se çfarë do të ndodhë në mbrëmje kur të përplasen Sevija me Barcelonën.

Lajmi i keq, Brenda lajmit të mirë në këtë triumf të radhës për ‘los blancos”  është fakti që Ronaldo nuk dërgoi asnjë top në rrjetë.  Bilanci përkeqësohet kur kujton shifrat e 5 ndeshjeve të fundit ku ka shënuar vetëm 1 gol.  E çfarë punë prish kjo situatë kur flitet përrinovimin e kontratës së Ronaldos, ku akoma nuk janë zbardhur detajet, e cila pritet të jetë faraonike, ku shiu i milionave vlen më shumë se çdo gjë tjetër.