Bejl, nuk ka ta fajin Zidani, me vetëm 2 gola në 28 ndeshje për Realin!

Statistikat mund të jenë të mërzitshme, por ato nuk gënjejnë, dhe sidomos për një lojtar të marrë për 100 milionë euro që prej shumë vitesh, tregojnë shumë. Garet Bejl mund të përgënjeshtrojë, nëpërmjet agjentit të tij, se raportet me Zinedin Zidanin janë të shkatërruara, por nuk mund të fshehë të vërtetën. Ylli nga Uellsi ka shënuar vetëm 2 gola këtë sezon në La Liga, në plot 28 ndeshje.

Kjo statistikë thotë se në 5 ligat e mëdha të Europës, plot 463 lojtarë kanë shënuar më shumë sesa ai. Flitet për një lojtar të blerë shumë shtrenjtë, që merr një rrogë tepër të lartë, dhe që ka shënuar 100 gola për Realin, që ka vendosur Kupën e Spanjës në 2014 dhe që përcaktoi Championsin e 13-të për Madridit ndaj Liverpulit.

Sfidanti.al