Baste për Mesin: do të ikë apo jo nga Barcelona?

Barcelona i hedh  poshtë lajmet se Lionel Mesi do të largohet, më 2018, nga ky klub katalonjas, por çfarë thonë qendrat e basteve lidhur me këtë largim të mundshëm të tij. Në Barcelona, besojnë se Mesi do ta pranojë projektkontratën e re që atij do t’i ofrohet, se lajmet se ai do të mund të largohet nga ky klub janë vetëm spekulime dhe se refuzimi i tij momental për të nënshkruar kontratën e re nënkupton vetëm një kërkesë e tij për pushim.

Sidoqoftë, qendrat e basteve insistojnë se ka shanse solide që Mesi të largohet nga Barcelona dhe koeficientet përkatës lidhur me mundësinë e largimit të tij, tanimë, kanë filluar të publikohen. Kështu, favoriti nr.1 është Mançester Siti, me koeficientin 5, duke pasur parasysh fuqinë ekonomike të madhe të këtij klubi, ndërkohë që atje ndodhet edhe Pep Guardiola si garanci për Mesin