Barcelona s’ka kuptim pa Xhordi Albën; do ketë rinovim me mbrojtësin

Xhordi Alba më në fund do të rinovojë kontratën me Barcelonën nëse nuk do të dalë ndonjë gjë e papritur. të paktën kjo është ajo që lexohet te përditshmja katalanase ‘Sport’ që është shumë pranë kampionëve të Spanjës. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, vetë Xhordi Alba është shfaqur optimist pas fitores së Barcelonës me Sevijan 4-2 edhe pse ka ende një pikë që është ende pezull.

Ditët e fundit bisedimet mes drejtuesve të Barcelonës me në krye presidentin Bartomeu që e mbajti premtimin e tij për të marrë ato në duar, kanë avancuar ndjeshëm. kreu i klubit katalanas e kishte deklaruar më parë se kontrata e re e Xhordi Albës do të jetë 5 vjecare dhe do të skadojë në vitin 2024 që do të thotë se mbrojtësi i majtë me shumë mundësi do të mbyllë karrierën te Barcelona që është klubi i jetës së tij.

sfidanti.al