Barcelona shkëlqen në Kupë, por sa vlerë ka fitorja me Leganjesin?!

Lionel Mesi u kthye të buzëqeshë, po ashtu të shënojë gola (dy herë), ndërsa katalanasit u kualifikuan për në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Rekordmenët e kompeticionit u dukën shkëlqyeshëm, duke shkatërruar 5-0 Leganjesin në “Kamp Nou”, e ndoshta duke bërë një kthesë në sezonin e tyre. Antuan Grizman, Klemen Lengle, Lionel Mesi, Artur Melo dhe sërish Lionel Mesi ishin autorët e golave për ekipin e trajnerit Kike Setien. “Shumë pasime, dhe shumë gola”, – titullon “Marka”.

A mund të thuhet se kjo fitore është e tillë që mund të cilësohet kthesë? Kjo do të shihet në vazhdimësi, në La Liga e pastaj në Champions, pasi Leganjesi ishte një “shënjestër” e lehtë. Siç shkruajnë mediat “katalanasit duhet ta përsërisin një lojë të tillë ndaj kundërshtarëve shumë të më fortë, që të fitojnë besim pas humbjes së rëndë në fushën e Valencias”. Setien nuk rrezikoi duke hedhur në fushë një formacion shumë titullar, ndërsa pas ndeshjes u shpreh se nuk mendon të marrë sulmues tjetër sepse “Dembele do të kthehet shpejt”.

Sfidanti.al