Barcelona provon pas 10 vitesh shijen e harruar në Anoeta

Barcelona ka fituar betejën e parë ndaj Real Sociedadit 1:0 në Copa del Rey

Skuadra e Barcelonë ka fituar pas 10 viteve në Anoeta ndaj Real Sociedadit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1:0.

Për herë të fundit Barcelona në fushen  e Sociedad kishte fituar me 5 maj të vitit 2007.

Golin e vetëm dhe të fitores në këtë ndeshje e shënoi Neymar, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Barcelona pas kësaj fitoreje ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales, pasi ndeshja e kthimit zhvillohet në Camp Nou.