Barcelona e fiksuar për francezin Grizhman, 100 milion euro i mban në.. dorë

Barcelona është e gatshme ta ofrojë Andre Gomesin në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, sipas Diario Gol.

Gjiganti katalan mbetet i përkushtuar ta përforcojë edhe më shumë sulmin dhe pritet që në verë ta bëjë një ofertë për përfaqësuesin francez.

Gomes, i cili nuk po mund të adaptohet me stilin dhe shpejtësinë e lojës në “Camp Nou”, i ka ditët e numëruara në Barcelonë, sipas të përditshmes spanjolle.

Edhe pse klauzola e lirimit të Griezmannit prej 100 milionë eurove është e përballueshme për Barçën, përfshirja e Gomesit në marrëveshje do të nënkuptonte dy gjëra: pagesë më e ulet për blerjen e tij dhe shmangie të bonuesve.