Barça me ndihmën e Mesit – në kërkim të ish-lojtarit të Realit

Mediumet në Francë japin lajmin se katalonjasit po përpiqen që të tërheqin në radhët e veta ish-lojtarin e Realit të Madridit Anhel Di Maria që, tani, luan më PSZH-në. Arda Turani nuk i justifikoi shpresat e Barcelonës, kështu që pritet që ky lojtar turk të largohet, gjatë kësaj vere, nga “Kamp Nou”.

Në këto kushte, Barça është vënë kërkim të një lojtari që do të mund ta mbushë boshllëkun dhe, sipas “Le Parisienit”, Barcelona synon që të angazhojë Anhel Di Marian. Kjo gazetë shkruan se Leo Mesi i ka këshilluar liderët e Barçes që të përpiqen që të sigurojnë shërbimet e bashkatdhetarit të tij dhe se edhe ai do të ndihmojë për transferimin e ish-lojtarit të Realit tek ekipi katalonjas.

sfidanti.al