As zbulon se ylli i Dormundit kërkon të parkojë në Madrid

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle AS, mesfushori i talentuar i Borussia Dortmund, Julian Veigl, i është ofruar Real Madridit. AS shkruan se agjenti i lojtarit tashmë ka qenë në Madrid, për të diskutuar për një transferim të mundshëm të gjermanit në “Santiago Bernabeu”.

Për lojtarin janë të interesuar edhe Manchester City e Barcelona dhe se ky operacion mund të realizohet në vitin 2018.

Real Madridi ka vetëm Casemiron në pozitën e mesfushorit defensivë dhe “Los Blancos” dëshirojnë të testojnë Marcos Llorenten para se të bëjnë ndonjë lëvizje për 21 vjeçarin.

Llorente është produkt i akademisë së 11 herë Kampionëve të Evropës dhe Zidane beson se lojtari i huazuar në Alaves, mund të zë vend në formacionin e Realit kur të rikthehet në qershor të 2017.