Arteta, futbollisti që lëshoi helm nga goja për “pleshtin” Leo

Ndeshja derbi e Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Barcelonës nuk përfundoi me xhentilencë, për shkak të një incidenti të pakëndshëm dhe ofendimeve që pasuan, pas ndeshjes, rrugës për në dhomën e zhveshjes, dhe që u publikuan nga mediumet spanjollë dhe u konfirmuan edhe nga sulmuesi i Sitit, Kun Aguero, që, megjithatë, nuk dëshiroi që të zbulonte detaje lidhur me atë se kush u përfshi në këtë incident. Por, tani, mediume me ndikim dhe emisione të specializuar për analizimin e ndeshjeve bënë të ditur se kush ishte personi i dytë që, në fakt, e provokoi të gjithë situatën e krijuar nën tribunat e stadiumit.

Kështu, thuhet se Lionel Mesi iu drejtua me fjalët: “Gomar, hajde këtu dhe ma thuaj në sy atë që ke për të thënë” provokuesit të incidentit që, sipas informacioneve të besueshme, nuk iu thanë ndonjë lojtari të Sitit, por ndihmësit të parë të Pep Guardiolës. Sikurse njoftojnë “La Seksta” dhe “Kadena Kope”, Mikel Arteta ishte personi që e kishte provokuar Mesin rrugës për të dhoma e zhveshjes dhe që i kishte thënë atij (Mesit) që të mos priste se gjyqtari Kasai do të shqetësohej shumë për vendimet që merr. “Gomar, ik në dhomën tënde të zhveshjes”, i tha Mesi Artetës që karrierën e tij e ka filluar, pikërisht, të Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *