Analiza e “AS”-it: Zidani dhe “peshat e vdekura” tek Reali!

Shkruan Alfredo Relanjo, analist në të përditshmen e shquar të Madridit, që ngre alarmin për faktin se në “Santiago Bernabeu” (apo më mirë në “Valdebebas”) ka shumë “të vdekur që ecin”. Analiza e tij është që Reali ka një formacion shumë të mirë, me lojtarë të rëndësishëm dhe të paguar shtrenjtë, por nuk ka rezerva në lartësinë e duhur. Marselo është duke “u shuar” (jo më kot, Reali ka humbur 9 herë kur ai ka qenë në formacion që nga kthimi i Zidanit, dhe nuk ka humbur asnjëherë me Mendinë), Isko nuk jep, Asensio nuk është ai që ishte, Joviç nuk llogaritet dhe Odriozola nuk është asnjëherë (nga ekipi u larguan Bejl e Hames Rodrigez, por nuk u zëvendësuan). Kur Zidanit i mungojnë herë Kasemiro, herë Kros, Mendi, kur dëmtohet Valverde, atëherë ai nuk ka me kë t’i zëvendësojë. Gjithsesi, në një sondazh të “AS”-it, 46 për qind e tifozëve ia vendosin fajin Zidanit dhe 43 për qind lojtarëve.

Sfidanti.al