A ka një ditë fundit për luftarakun e stolit ..Diego Simeone

Një nga trajnerët më të mirë në futbollit e sotëm botëror, Diego Simeone, gjatë një prononcimi të tij në median spanjolle, foli, midis të tjerave, edhe për të ardhmen e tij. Kontrata aktuale e Simeones me Atletikon e Madridit ka një kohëzgjatje deri më 2020.
Gjatë ditëve të fundit, sikurse bëhet e ditur, Simeone është takuar me drejtorin ekzekutiv të Atletikos, Migel Anhel Gil Martin.
“Në mëngjesin e fundit të punës që unë pata me Migelin, ne, midis të tjerave, folëm edhe për këtë problem. Por, megjithatë, në këtë drejtim nuk ka asgjë konkrete. Ne nuk folëm për paratë ose sesa vite do të vazhdoj unë këtu. Sidoqoftë, Migeli më sugjeroi se në një kohë të caktuar të përshtashme, ne të ulemi në tavolinë dhe të bisedojmë seriozisht për vazhdimin e bashkëpunimit”, vuri në dukje Diego Simeone.
Sfidanti.al