A ka “lojë të ndershme” për PSG-në? Pas CR7-ës jep 60 milionë euro për Ramosin!

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë përfundimisht, por tentativa është e fuqishme. Paris SG e ka seriozisht për Sergio Ramosin dhe madje në media ka dalë edhe shifra që është gati të paguajë për ta bindur. Sheikët kanë “ndarë veç” 60 milionë euro, që do të thotë 20 milionë euro rrogë në vit për një kontratë 3-vjeçare. Nëse kapiteni nuk rinovon me Realin parizienët do të kenë luksin që nuk do të duhet të paguajnë për kartonin sepse kontrata e tij përfundon verën e ardhshme. Sipas të përditshmes “AS”, bisedimet Ramos-Madrid kanë ngecur, pasi futbollisti do dy vjet kontratë me 12 milionë euro në sezon, ndërsa Reali ja jep rrogën, por kontratën e ka 1+1. Pyetja që bëhet është nëse rregullat e “Lojës së Ndershme Financiare” vlejnë apo jo për PSG-në, që synon të marrë edhe Kristiano Ronaldon.

Sfidanti.al