3 gola për Atletikon e Madridit! Një shuplakë për Koken

Mesfushori i Atletico Madridit, Koke ka thënë se ata nuk kanë luajtur aq dobët sa të mposhtën në derbi 0:3 dhe për këtë janë shumë të mërzitur.

Por, Koke thotë se ka edhe shumë ndeshje dhe duhet të vazhdojnë përpara.

“Atletico shkoi në shtëpi shumë e mërzitur sepse nuk ishte një ndeshje për 0:3. Ishte shumë e vështirë, pasi ne deshëm të fitojmë, por duhet të urojmë kundërshtarin”, tha Koke pas ndeshjes.

“Ne jemi të mërzitur se humbëm kundër rivalit, por duhet të vazhdojmë, sepse ka edhe shumë ndeshje në ligë dhe ne do të përmirësohemi, pasi kemi lojtarë shumë të mirë”. /Express/