La Liga paralajmëron klubet; rifillimi në 12 qershor

Liga Spanjolle këmbëngul në nisjen e kampionatit në 12 qershor. Shumë klube kanë nisur stërvitjet e tyre me mentalitetin për të qenë gati për rikthimin e kompeticionit dhe për këtë arsye ato po zbatojnë protokollet e përcaktuara nga vetë Liga dhe Këshilli Superior i Sporteve.

Ideja është që kampionati të nisë në 12 qershor dhe ndeshjet të zhvillohen  gjatë muajve qershor dhe korrik. Gushti do të jetë për Ligën e Kampioneve. Për më tepër, data 12 qershor është zgjedhur nga La Liga për rifillimin e kampionatin edhe për faktin se deri në këtë datë, skuadrat do të kenë kryer  më shumë se 1 muaj stërvitje, dicka që u rekomandua edhe nga autoritetet shëndetësore.

Gjithsesi për vendimin përfundimtar për datën e fillimit të La Ligës duhet pritur miratimi nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që si alternativë  është edhe 19 qershori.

Ideja e Ligës spanjolle është që ndeshjet të luhen ditëve të premte, të shtunë e të diel sic ndodhte edhe përpara ndërprerjes së  kampionatit, ndërsa në mesjavë ndeshjet mendohet të luhen ditëve të marta, të mërkura e të enjte. Gjatë kësaj periudhe të pandemisë shumë klube kanë zbatuar planin ERTE, ose kanë arritur marrëveshjen me futbollistët për reduktimin e pagave. Nëse kampionati do të nisë në 12 qershor sic është plani, klubet do të sigurojnë një pjesë të mirë të të ardhurave nga të drejtat televizive

Sfidanti.al