Ky Nemanja Matiç i paparë: Gjyqtari Brih edhe  më kërcënoi!

Serbia humbi 1-2 ndaj Zvicerës dhe mesfushori i “shqiponjave” serbe, Nemanja Matiç, e konsideroi gjyqtarin gjerman, Feliks Brih, si njeriun që ndikoi direkt te rezultati i ndeshjes.

“Gjyqtari ishte një katastrofë e vërtetë. Ai nuk dha një penallti të pastër. As nuk mori mundimin që të konsultohej me sistemin VAR, vetëm se na nxirrte neve kartona të verdhë. Mua më kërcënoi hapur, duke më thënë se kam vetëm një shans që t’i shpëtoj kartonit të kuq”, deklaroi Matiçi mbas ndeshjes.

Sidoqoftë, ky futbollist serb që luan me Mançester Junajtidin, e  pranoi fajin se ekipi i tij nuk luajti mirë në pjesën e dytë. “Vetë ne e kemi fajin. Ne i pësuam shumë lehtë të dy golat. Gjithçka që duhet të bëjmë ne tani, duhet të marrim veten dhe t’i përkushtohemi ndeshjes së fundit”, theksoi Matiçi, duke qenë i ndërgjegjshëm sesa e vështirë do të jetë ndeshja me Brazilin.

Sfidanti.al