Ky është Modriçi apo binjaku i tij që luan keq futboll!

Luka Modriç fitoi “Topin e artë” si futbollisti më i mirë i vitit 2018, si edhe të gjithë çmimet individualë të vitit, por tani ky mesfushor kroat nuk ngjan më me atë Modriçin fantastik të mëparshëm.
Reali i Madridit as nuk i afrohet gjatë këtij sezoni atij Reali që fitoi tre Liga Kampionësh radhazi dhe në qendër të kritikave më shumë gjendet mesfushori i tij, Modriç, që në ndeshjen e fundit që Reali humbi nga Rajo Valekano i vendit të fundit, tregoi një formë që ishte ndoshta më e dobta e tij me bluzën e klubit “mbretëror”.
Mbas humbjes së Realit ndaj klubit modest të Valekanos, u prononcua edhe komentatori i njohur anglez, Xho Morison, që në një mënyrë interesante e kritikoi me sarkazmë Modriçin:
“Unë gjithnjë e më shumë po mendoj se Luka Modriç ka një vëlla binjak futbollist që luan keq futboll!”

Sfidanti.al