Kutinjo fërshëllehet në “Kamp Nou”, Pike pas golit bën ..avokatin!

Filipe Kutinjo luajti përsëri dobët në ndeshjen e fundit që Barcelona e fitoi 3-1 kundër Rajoi Valekanos, madje tifozët e klubit katalonjas, duke e humbur durimin, e fërshëlluen futbollistin brazialian, kur ai po dilte nga fusha për t’ia lënë vendin Ivan Rakitiçit.
Në mbrojtje të Kutinjos u vu menjëherë bashkëlojtari i tij, Zherar Pike, që vuri në dukje: “Ne duhet ta pranojmë reagimin e tifozëve. Por, ne si lojtarë jemi këtu që t’i japim Kutinjos të gjithë mbështetjen tonë të nevojshme që ai meriton. Neve na duhet që Kutinjo të luajë në nivelin e tij më të lartë në fund të sezonit dhe unë kam besim se ai do ta arrijë atë nivel”.
Sfidanti.al