Kush tjetër veç Brazilit, eksportuesi më i madh në Botë me 1236 futbollistë…

Qendra Ndërkombëtare për Studimet Sportive bën të ditur se Brazili me 1236 futbollistët nga ky vend që luajnë jashtë tij, është eksportuesi më i madh i tyre në botë. Mbas brazilianëve vijnë francezët, numri i të cilëve që luajnë jashtë vendit, arrin në gjithsej 821 lojtarë, numri më i madh i të cilëve luan në Francë.
Maqedonia, sa për shembull, në këtë listë me 77 lojtarë që luajnë jashtë saj, zë në këtë listë vendin e 46-të, ndërkohë që shumë futbollistë të saj luajnë në Shqiperi. Në kampionatin maqedonas, nga gjithsej 232 futbollistë të regjistruar për të luajtur sezonin e ri më shumë të huaj ka nga Serbia – 13, ndërsa nga Brazili ka 6 lojtarë. Këtë vit është rritur numri i lotarëve nga Shqipëria dhe tani të tillë në kampionatin maqedonas numërohen 5 të tillë.