Kush e thoshte mënyrën se Ibrahimoviç nuk di të shënoj gola

Me një vetëbesim të madh dhe triumfues, Zllatan Ibrahimoviçi performoi edhe një herë, sipas stilit të tij orgjinal, para medias amerikane, duke e drejtuar gishtin drejt atyre që dikur kishin shfaqur dyshime lidhur me aftësitë e tij golashënuese. Ibra, në fakt, arriti shifrën 500 gola të shënuar gjatë karrierës së tij dhe golin e tij jubilar, atë të 500-të, ai e shënoi në një mënyrë të tillë që çdokush që e njeh sadopak futbollin, i heq atij kapelen!.
“Unë erdha nga një vend i vogël, Suedia, dhe luajta me klube të mëdhenj, duke bërë gjëra që rrallë herë kush tjetër i ka bërë. Unë kam shënuar për këta klube 500 gola, disa prej tyre gola që nuk i bën asnjë lojtar tjetër. LA Galaksi, ku unë luaj tani, do të bëjë edhe shumë gola të tjerë, por asnjë si goli i fundit që unë bëra. Gola të tillë mund t’i bëj vetëm unë! Dhe mendojeni, kur unë fillova karrierën, kishte nga ata specialistë që thanë për mua se unë nuk di të bëjë gola. Të gjithë golat që unë kam shënuar, ua dedikoj atyre specialistëve të futbollit”, tha Ibrahimoviçi.
Më 3 tetor të këtij viti, Zllatani do të mbushë 37 vjeç, por ai vazhdon të jetë në një formë superiore.
Sfidanti.al