Kush e dinte ? Nga fëmijët që dalin në fushë me lojtarët fitohen para!

Me siguri që deri tani askush nuk e ka ditur se nëse dhe sesa fitojnë klubet e Premier Ligës nga fëmijtë që dalin në fushë bashkë lojtarët para fillimit të çdo ndeshjeje.
Ç’është e vërteta, klubet e mëdha e bëjnë një gjë të tillë falas, por, sidoqoftë, sipas medias angleze, në Angli ka klube që fitojnë jo pak para nga shoqërimi i lojtarëve me fëmijtë e vegjël. Për shembull, Suonsi që momentalisht luan në Çempionship (liga e dytë), sezonin e kaluar, kur luante në Premier Ligë, fitonte 478 sterlina për fëmijë, ndërkohë që midis klubeve të konkurrimit elitar anglez që sigurojnë para nga shoqërimi i lojtarëve me fëmijë, janë Evertoni, Lester Siti dhe Uest Hemi.
Mançester Junajtidi, Mançester Siti, Arsenali, Çelsi, Liverpuli dhe disa klube të tjerë të Premiier Ligës e bëjnë këtë gjë falas, pra i marrin fëmijët nga shkollat e tyre të futbollit ose nga shkollat pranë klubeve të tyre.
Sfidanti.al