Kur Liverpuli shfaqet në finalen e madhe,  i shkakton frikë Papës për jetën!

Dalja e Liverpulit në finale të Ligës së Kampioneve është “fatkeqe” për papa Franciskon e Selisë së Shenjtë. Këtë, në fakt, e tregojnë statistikat: Në vitin 1981, Liverpuli fioi Kupën e atëhershme të Kampioneve të Evropës dhe princi anglez Çarls u martua me Dianën, kurse terroristi turk, Ahmed Ali Agça, qëlloi papën Gjon Pali II.

24 vite më vonë, Liverpuli triumfon në Ligën e Kampioneve në finalen legjendare të saj në Stamboll kundër Milanit, princi Çarls martohet me Kamilën dhe vdes papa Gjon Pali II.

Më 19 maj, do të martohet princi i ri anglez, Hari, me Meganin dhe Liverpuli do të luajë në finale, më 26 maj, në Kiev, ndaj Realit të Madridit, kurse papa Francisko ndodhet në fron që nga viti 2013…

Sfidanti.al