Kur bota të përçmon, Blater personaliteti më i urryer

Në botën sportive e sidomos atë të futbollit, ka shumë personalitete që admirohen, por ka edhe nga ata që nuk kanë fituar gjë tjetër përvecse përcmimit në një mënyrë apo tjetër. Revista britanine ‘Four Four Tëo’, ka punlikuar renditjen e 50 futbollistëve e personaliteteve , pjesë e këtij sporti, më të urryer në botë.

Vendi i parë i takon askujt tjetër përvec Sepp Blatter. Ish presidenti i FIFA nga ajo që zbuluan autoritetet e drejtësisë në SHBA e Zvicër e kishte kthyer qeverinë e futbollit botëror në një kompani persona duke e zhytur në llumin e korrupsionit ka fituar përcmimin dhe ndjenjën e neverisë nga admiruesit e futbollit.

Menjëherë pas tij, në vendin e dytë është Zhoze Murinjo. Portugezi përkufizohet nga ‘Four Four Two’ si një personalitet që i pëlqen të hapë polemika të forta me rivalët e tij dhe të bëjë armiq pasi për të është me shumë rëndësi ekzistenca e tyre

Podiumin e personave më të urryer e plotëson Harald Shumaker. Madje në Francë portierin gjerman e kanë vënë edhe përpara Adolf Hitlerit në një sondazh të bërë për përsonat më të përcmuar. Aryseja që Shumaker urrehet kaq shumë? Incidenti me Batison në ndeshjen mes fGjermanisë dhe Francën, me Shumaker që i shkaktoi një dëmtim në shpinë futbollistit francez. Mes personave më të urryer sipas ‘Four Four Two’ janë edhe Platini, Kis, Kristiano Ronaldo, Moxhi, Diuf, Vinkelman dhe Terri.

sfidanti.al