Kupa e Ligës, Liverpuli rrezikon eliminimin për fajin e Klop

Jurgen Klop këtë radhë e vendos Liverpulin në telashe të mëdha; Skuadra e The Reds rrezikon eliminimin nga Kupa e Ligës pasi aktivizoi Pedro Ciriveja në sfidën me MK Dons që u luajt mbrëmjen e së mërkurës dhe që Liverpuli e fitoi 2-0 në transfertë. Trajneri gjerman në atë ndeshje bëri një rotacion të madh duke zëvendësuar shumë lojtarë dhe me aktivizimin e Cirivejës ai bëri një veprimin e një naivi.

Futbollisti 22 vjecar që më parë ka qenë opjesë e Ekstremadura UD nuk kishte autorizimin për të luajtur pasi nuk e kishte ende lejen e transferimit. Tashmë EFL që është organizatorja e këtij kompeticioni ka nisur hetimet në lidhje me këtë parregullsi të kryer nga Klop për këtë ndeshje që ishte e raundit të tretë të Kupës së Ligës duke rrezikuar eliminimin. Ndërkaq Liverpuli ka nisur punën e tij me EFL për të zbutur dënimin dhe për të arritur në një zgjidhje tjetër që është ndëshkimi me gjobë dhe jo përjashtimi nga turneu.

sfidanti.al