Kultivoi marijuanë, Sartor u dënua me 1 vit e dy muaj burg

Gigi Sartor është dënuar me 1 vit, 2 muaj dhe 20 ditë burg. Ish futbollisti i Serie A, tashmë në moshën 46 vjecare u arrestua në flagrancë në ditët e kaluara për kultivim marijuana. Ai dhe një miku i tij edhe ai u dënua por dënimi i mbeti pezull se nuk kishte precedentë penale, u kapën në befasi nga agjentët e Guardia di Finanza në një kasolle të braktisur  në Lesignano Palmia në Parma në mes të 106 bimëve që ishin gati për të prodhuar 2 kg lëndë narkotike

Sartor, ish mbrojtës i Juventusit, Romës, Parmës, Interit e Veronës, u dënua me gjykim të shkurtuar. Sipas ‘La Gazzetta di Parma’, gjykatësi e refuzoi pezullimin e dënimit pasi Sartor kishte precedent, teksa më parë ka qenë I dënuar për keqtrajtim dhe moskryerje të detyrimit të ndihmës familjare

Për momentin Luigi Sartor do të qëndrojë në gjendjen e arrestit të shtëpisë, pasi avokati i tij kërkoi dha arriti të mundësojë që kish futbollisti të kryejë punë vullnetare në një komunitet të rehabilitimit për personat e varur nga droga

Sfidanti.al