Kulibali-Manolas ! Porta e Napolit ruhet me “roje zvicerane”?

Qendërmbrojtësi grek, Kostas Manolas, ka qenë në radarin e disa ekipeve të Serisë A, por ai refuzoi ofertën e Milanit, duke zgjedhur Napolin si destinacion të tij të ardhshëm. Shuma e transferimit të tij nga Roma te Napoli është 36 milionë euro.

Në fakt, Napoli do të paguajë 23 milionë euro, pasi do ta shoqërojë këtë shumë me mesfushorin Amadu Diavara që vlerësohet 13 milionë euro.

Kosta Manolas që gjatë pesë viteve të fundit ka luajtur me Romën, ka qenë objekt interesimi i disa klubeve të pasur evropianë që e donin këtë stoper mjaft të mirë grek në radhët e veta. Sidoqoftë, ai zgjodhi Napolin si destinacion të tij të ardhshëm, ku ai, në bazë të kontratës që nënshkroi, do të luajë pesë vitet e ardhshëm dhe do të fitojë 3,5 milionë euro për sezon.

Tani, Napoli që ka në mbrojtje Kalidu Kulibalin dhe Kosta Manolasin, mund të mburret me të drejtë se ka një nga tandemet më të fortë në Evropë.

Sfidanti.al