Kualifikueset e Kupës së Afrikës, Bregu i Fildishtë-Ruanda, kaos në publik me uniformat.

Po bëjnë xhiron e botës nëpërmjet internetit imazhet e ndeshjes Bregu i Fildishtë-Ruanda e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Afrikës. Sfida përfundoi me rezultatin 3-0 për skuadrën vendase me gola të Pepe, Bailly dhe Cornet, por në të ato që spikatën më shumë ishin uniformat e të dyja skuadrave.

Futbollistët e Bregut të Fildishtë ishin me uniforma krejtësisht portokalli, ndërsa Ruanda ishte me një look krejtësisht në ngjyrë të verdhë me një pjesë të vogël ngjyrë blu si për thyerje.

Veshje këto që provokuan disa polemika e sidomos sollën shumë konfuzion në publik duke qenë se nga larg ishte shumë e komplikuar për të mos thënë e pamundur për të dalluar skuadrat nga njëra-tjetra.

sfidanti.al