Kroos zemërohet për eliminimin dhe fik TV: Shkoj me pushime, nuk e shoh Champions

Kush është fitues dëshiron gjithnjë të imponohet, nuk ka rëndësi sa i pasur me trofe është palmaresi i tij. Shembulli më i mirë është Cristiano Ronaldo, një personalitet që nuk e dëshiron humbjen as në një lojë me letra. Por mentaliteti i luzitanit duket se i është ngjitur edhe elementëve të tjerë të Realit të Madridit. Është dikush që në palmaresin e tij ka 4 champions, kampionate të fituar në Gjermani e Spanjë e madje edhe një Kupë Bote si protagonist, që zemërohet shumë për një eliminim. Dhe nuk është habi që Toni Kroos ishte një prej shokëve të skuadrës të preferuar të Cristiano Ronaldos

Mesfushori gjerman flet pak, por kur e bën nuk u bie shumë rrotull fjalëve sic ndodh këtë radhe në një intervistë të dhënë për Goal. Mesfushori gjerman nuk bëri shumë për të mbrotjur veten dhe shokër e skuadrës duke pranuar se vetë Reali e ndihmoi Manchester City e Guardiolës. I vetmi përjashtim është bërë për Varane që u vu nën akuzë për të dy golat e pësuar nga Reali.

‘Nuk bëmë një pjesë të parë të mirë dhe i ndihmuam të shënojnë-tha Kroos-pas kësaj u bë e komplikuar për ne për të përmbysur rezultatin. Por Rapha ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, nuk mund të akuzohet për asgjë’

Zhgënjimi për këtë eliminim është kaq i madh sa për Kroos nuk ka rëndësi se kush do të ngrejë trofeun e Ligës së Kampioneve mne gjermanin që vendos të fikë televizorin. ‘Dua të fitoj cdo titull të mundshëm, kështu që në këtë moment jam shumë I zhgënjyer-vijoi Kroos-për më tepër mezi po pres të shkoj me pushime. Me shuymë mundësi nuk do të ndjek pjesën e mbetur të turneut’

Sfidanti.al