Kronika e largimit të paralajmëruar; Vidal tërhiqet zyrtarisht nga kombëtarja kiliane

Pas goditjes së fortë që Kili mori ndaj Brazilit në eliminatoret e Botërorit 2018 duke mbetur jashtë evenimentit, erdhi edhe lajmërimi zyrtar i Arturo Vidal për tërheqjen nga përfaqësuesja e tij. Në fakt,  mesfushori e kishte paraprire nndërmarrjen e këtij hapi duke thënë se Kupa e Botës e Rusisë do të ishte aktiviteti i tij i fundit me fanelën kiliane dhe duke qenë se ‘La Roja’ u eliminua ai vendosi të zyrtarizojë më në fund këtë largim dhe këtë e bën nëpërmjet rrjeteve sociale.

‘Ju falenderoj të gjithëve. Për të gjithë këto vite së bashku kur kemi dhënë gjithcka në cdo ndeshje dhe për faktin që transmetuat tek unë dëshirën për t’i mësuar vendit se me përpjekje e punë mund të arrihet gjithcka. E kam shpirtin të copëtuar, por në të njëjtën kohë jam edhe krenar për këta lojtarë e për këtë trajner-lexohet në postimin e Vidal në Instagram.

Sfidanti.al