Kritika e Fill Nevilit si shigjeta “katastrofike” mbi Gjerdan Shaqirin

Ish-futbollisti i Evertonit dhe i Mançester Sitit, Fill Nevill, bëri kritika të forta në adresë të lojtarit të Stok Sitit, Gjerdan Shaqiri, për lojën e tij gjatë sezonit të kaluar në Premier Ligë. “Unë nuk jam tifoz i Shaqirit. Sipas meje, forma e tij gjatë sezonit të kaluar te Stok Siti ka qenë katastrofike”, deklaroi Nevili.

Sipas informacioneve më të fundit nga Anglia, Evertoni synon që të marrë në radhët e veta Shaqirin këmbëshpejtë për 12 milionë sterlina.

Sfidanti.al