Korintiasi përpiqet ta josh Drogban me një xhip  dhe bileta avioni falas!

Didie Drogba ka marrë, kohët e fundit, një oferëtë atraktive nga ekipi

Korintias që ta vazhdojë karrierën e vet në Brazil. Ish-futbollisti i Çelsit,

momentalisht, është pa klub, dhe, për të, kanë treguar interesim një numër

klubesh nga Kina, si edhe klubi i tij i mëparshëm i Marsejës, por, sidoqoftë,

më shumë përpjekje po bën Korintiasi brazilian që synon ta sjellë midis

radhëve të veta këtë futbollist nga Bregu i Fildishtë. Në fakt, pagesa që

ofron klubi brazilian në fjalë, nuk është edhe aq e madhe, 120 000 dollarë në

muaj, por, megjithatë, oferta përmban disa bonuse suplementarë që edhe

mund ta bindin Drogban që të shkojë në Brazil. Korintiasi, në oferëtën e tij

zyrtare, ka përfshirë edhe një xhip të blinduar, gjashtë bileta avioni vajtje-

ardhje biznes klasi për në Evropë, një përkthyes të përhershëm dhe bonuse

specialë, në rast se ai del golëshënuesi më i mirë i kampionatit.