“Komitët” kundër UEFA-s në Strumicë: “FUCK UEFA SUPER CUP”!

Grupimi tifoz i zjarrtë i Vardarit të Shkupit, “Komitët”, kishin ardhur në një numër të madh në Strumicë, ku ekipi i tyre i dashur mundi 3-1 Malmoen suedeze, duke u kualifikuar për në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve. Mbështetja nga “Komitët” nuk mungoi për asnjë moment për Vardarin dhe lojtarët shkupianë, në fushë, ua shpërblyen tifoëzve të tyre me një lojë të jashtëzakonshme dhe me tre gola të shënuar, pasi kishin pësuar golin e parë nga suedezët.

Në stadiumin “Mlladost” të Strumicës, ndërkohë,midis shumë parrullave që mbështesnin Vardarin, kishte edhe nga ato kundër UEFA-s. Në një parrullë shkruhej: “UEFA – MAFIA”, ndërsa kishte edhe nga ato, ku shkruhej “FUCK UEFA SUPERCUP”, shprehje e zemërimit të “Komitëve”, për shkak të ndarjes së keqe të biletave për ndeshjen e Superkupës evropiane mes Realit Madridit dhe Mançester Junajtidit, më 8 gusht, në stadiumin “Telekom Arena” të Shkupit.

Sfidanti.al