Kolarov vlen 3 pike; Serbia mund Kosta Riken 1-0

Serbia e nisi me kembe te mbare aventuren e saj ne Boterorin e Rusise teksa mposhti Kosta Riken me rezultatin e ngushte 1-0. Gjithçka u vendos ne pjesen e dyte pasi 45 minutat e para u mbyllen 0-0 edhe pse ritmi i lojes ishte i larte dhe rastet nuk munguan nga te dyja skuadrat.

Pas pushimit te ndeshjes erdhi momenti i Aleksander Kolarov. Ne minuten e 56, mbrojtesi i Romes ekzekutoi ne perfeksion nje godirje denimi duke shenuar golin qe ne fund i dha fitoren Serbise. Skuadra  ballkanase e kerkoi edhe golin e dyte por nuk i shfrytezoi rastet e krijuara.

Ne minutat e fundit pati edhe disa momente tensioni ne fushen e lojes mes lojtareve te te dy skuadrave, por qe nuk zgjati shume. Ne fund rezultati mbeti 1-0 per Serbine qe mori 3 pike shume te çmuara ne kete Boteror.

Sfidanti.al