Koeman i përgjigjet Griezmann:Është trajneri ai që komandon

Ronald Koeman i përgjigjet kritikave indirekte të Antoine Griezmann me sulmuesin që pas sfidës mes Kroacisë dhe Francës kur tha se Didier Deschamps di ku ta pozicionojë në fushë. Trajneri holandez i Barcelonës para ndeshjes me Getafen u tregua i qartë teksa shpjegoi se foli me Griezman duke vënë në dukje se vendi i sulmuesit të djathtë fals me liri të plotë është gjëja më e mirë për Barcelonën.

‘Cdokush ka të  drejtë t’i thotë ato që mendon-tha Koeman-e dimë që gjëra të tilla mund të ndodhin. Fola me Antoine dje, jo për atë cfarë ai tha. Folëm për pozicionin dhe rendimentin e tij. I thashë se kërkoj më të mirën për skuadren dhe mendoj se pozicioni i tij është në krahun e djathtë me liri, sepse nuk luan tamam në krah por më në brendësi dhe mund të luajë si një 10 dhe një 9 dhe në fund vendos unë atë cfarë është më e mirë për ekipin dhe më pas cdo futboll duhet të tregojë rendimentin maksimal’.

Sfidanti.al