Klubet angleze kundër UEFA-s: Nuk e duam një Champions të tillë!

UEFA ka paralajmëruar kohët e fundit se ka në plan të bëjë ndryshime në sistemin e konkurrimit në kupat evropiane. Propozimin e nr.1 të Juventusit, Andrea Anjeli, që të ndryshojë formati i Ligës së Kampioneve (LK) e mbështeti shoqata evropiane e klubeve dhe ai (propozimi) parasheh që në konkurrimin elitar të klubeve të marrin pjesë 32 ekipe të ndarë në katër grupe me nga tetë ekipe dhe klubet të mund të hyjnë në këtë konkurrim mbi bazën e rezultateve të kaluar që do të thotë se vendi që do të zenë klubet në klasifikimin e kampionateve të tyre, nuk do të ketë shumë rëndësi. Midis ndryshimeve që propozohen, është edhe ai që ndeshjet e LK-së së ardhshme të luhen në fundjave që do të përbënte një goditje të fortë për kampionatet kombëtare.
Të parët që u ngritën kundër propozimit të mësipërm, ishte të gjithë të 20 klubet e Premier Ligës.
“Të gjithë klubet kanë marrë vendim unanim se është e papranueshme që UEFA të marrë vendime për kalendarin dhe konkurrimin në kampionatet kombëtare. Ne do të punojmë të gjithë bashkë që ta mbrojmë Premier Ligën. Futbolli në Angli është pjesë e rëndësishme e kulturës dhe e jetës së përditshme. Miliona tifozë vijnë që t’i shohin ndeshjet dhe rivaliteti mes klubeve transmetohet nga brezi në brez. Ne do ta mbrojmë futbollin tonë me të gjithë forcat”, vihet në dukje në komunikatën e publikuar nga shoqata angleze e klubeve.