Klopp, cfarë ‘diplomati’: Messi, më i miri, Ronaldo futbollisti perfekt

Kush është më i miri, Messi apo Cristiano Ronaldo? Pyetja e futbollit modern mbërriti edhe te Jurgen klopp, trajneri më famshëm i momentin. Dhe gjermani i Liverpool e zgjidhi këtë dilemë me mencuri

‘Messi është më i miri nga të gjithë, por Cristiano është futbollisti perfekt-tha Klopp-jam përballur me të dy, t’i markosh është thuajse e pamundur. Nëse do të më duhej të përshkruaj lojtarin perfekt, atëherë ai do të kishte shtatlartësinë, shpejtësinë dhe shkëputjen e Ronaldos, këtyre u shtojmë edhe profesionalizmin dhe sjelljen e tij dhe rezultati është lojtaro perfekt, më të mirë nuk mund të bëhet’

Përsa i përket Messit Klopp tha: ‘Që fëmijë ka qenë i vogël në trup, por ta hajë dreqi, ai bën që gjithcka të duket shumë e lehtë. Për këtë arsye më pëlqen më shumë si futbollist i fushës së lojës. Messi e Ronaldo po lënë një gjurmë në futboll që do të zgjasë për shumë kohë. Ka shumë lojtarë të rinj me të njëjta potenciale, por të luash në nivele të tilla për kaq shumë vjet është dicka e pabesueshme. Është për të ardhur keq që edhe ata do të plaken’.

Sfidanti.al