Kinezët do ta shesin Interin? Jo si mall kinez, por trefish më shtrenjtë…

Ka mundësi që pronarët aktualë të Interit t’i shesin aksionet e këtij klubi italian për 800 milionë euro. Thuhet se një grupim investues deri tani i paditur nga Hong Kongu u ka dërguar pronarëve kinezë të Interit një ofertë tjetër, kësaj radhe, shumë më tërheqëse sesa ajo e mëparshme që kryesia e Interit e hodhi poshtë.
Grupi privat kinez Saning bleu në qershor të vitit 2016 për 260 milionë euro rreth 70 për qind të aksioneve të Interit.
Mbas dy vitesh e gjysmë, kinezët po konsiderojnë seriozisht që ta shesin Interit me një çmim tri herë më të lartë, me të cilin ai u ble. 30 për qind e tjera të aksioneve janë në pronësi të Anriko Tohir, ish-president i këtij klubi milanez.
Sfidanti.al