Kina zbulon metodën e cuditshme për të ndihmuar sistemin VAR

Në Kinë është regjistruar mënyra më e cuditshme e përdorimit të sistemit VAR. Gjatë sfidës së Divizionit të dytë në kampionatin kinez mes Shanghai Shenxin e Heilongjiang Lava, u anulua një gol për pozicion jashtë lojë, por arbitrat në sallën e sistemit VAR preferuan që të rishikonin edhe njëherë aksionin e këtij goli.

Njëri prej këtyre arbitrave, madje vendosi të përdorë edhe një fletë të bardhë si instrument matjeje në vend të grafikës për të parë nëse vërtet kishte pozicion jashtë loje apo jo. Sa për kronikë, kjo ndeshje u mbyll me fitoren e skuadrës vendase me rezultatin 2-1.

sfidanti.al