Kiko Kasija në telashe për komente racizmi, rrezikon 12 ndeshje pezullim

Kiko Kasija rrezikon të njollosë keqas karrierën e tij futbollistike. Portieri spanjoll i Leister mund të ndëshkohet rëndë nga Federata Angleze e Futbollit me 8-12 ndeshje pezullim pasi u akuzua se fyeu rëndë futbollistin e Carltonit, Xhonatan Leko

Sipas medias britanike, javën e ardhshme do të mësohet edhe vendimi zyrtar për dënimin që do t’i japë Federata Angleze e Futbollit e cila së fundmit ka fituar një reputacion për ndëshimin e ashpër ndaj episodeve raciste në futboll.

Kasija duket se ka thënë fjalë me tone të rënda raciste ndaj Lekos, të cilat u raportuan edhe nga arbitri i sfidës, Xhon Bruks. më pas Federata foli me të dy lojtarët me Kasijan që mohoi gjithcka, ndërkohë që Leko konfirmoi fyerjet raciste. Nëse ky sanksion do të konfirmohet, Kasija do të qëndrojë jashtë fushave të lojës deri vitin tjetër.

sfidanti.al