Khani fundos përrallën gjermane: Nojeri.. minë me sahat në Botëror

Portieri legjendar gjerman, Oliver Khan, konsideron se trajneri i përfaqësueses, Joakim Lëv, ndërmori një rrezik të madh, duke thirrur portierin Manuel Nojer në ekipin kombëtar gjerman që do të shkojë në kampionatin botëror të Rusisë (14 qershor – 15 korrik). Lëvi e thiri Nojerin në përfaqësuesen gjermane, megjithëse ai nuk ka luajtur pothuajse gjatë të gjithë sezonit, për shkak të një dëmtimi serioz, por ishte pjesë e ekipit të Bajernit të Mynihut, të shtunën e kaluar, në ndeshjen finale të Kupës së Gjermanise që e fitoi 3-1 Aintrahti i Frankfurtit, dhe të cilën Nojeri, në fakt, e ndoqi nga stoli i rezervave.

“Padyshim që Nojeri ka merita të mëdha në të kaluarën dhe, për këtë arsye, ai gëzon besimin e Lëvit. Por, megjithatë, unë nuk besoj se ai, brenda një kohe të shkurtër, do të arrijë që ta fitojë formën e tij më të mirë. Unë mendoj se ai duhet të pyetet mirë, se a ia vlen që të luash në një kampionat botëror, pasi ke pauzuar plot tetë muaj. Ky do të jetë një vendim i vështirë”, tha Khani.

Sfidanti.al