Këln, tifozë jashtë stadiumit? Të gjithë në kishë me shalle në duar edhe pse ekipi gjithsesi humbet

Në Këln, duke parë pamundësinë për të shkuar në stadium, tifozët vendosën që të shkojnë në kishë për të ekspozuar shallet e skuadre me muzikë kishtare në sfond. Këlni u përball me Hoffenheimin me këtë të fundit që i fitoi 3-2, një rezultat ky mizor për skuadrën vendase. Por kjo jo sepse bëhet fjalë për një humbje të pësuar në shtëpi, gjë që mund të rikuperohet duke qenë se është një kampionat i tërë përpara, por sidomos për faktin që kjo humbje erdhi pasi tifozët e Këlnit shkuan në kishë për t’u falur

Po, ndodhi pikërisht kështu, në Gjermani kishte stadiume bosh apo me numër të kufizuar tifozësh të lejuar të hynin në to për shkak të pandemisë. Në stadium nuk mund të shkohet, por shallet nuk mund të rrinë te aromatizuar me naftalinë, kështu që tifozët e Këlnit shkuan në kishë, për të kryer një gjest besimi dhe pasioni, por pa marrë rezultatin që prisnin…

Sfidanti.al