Kavani I jep fjalën Atletiko Madrid për t’u transferuar vitin e ardhshëm

Edinson Kavani do të shkojë te Atletiko Madrid sezonin e ardhshëm. Ky është lajmi I ditës në Francë. Sipas ‘Le10Sport’, sulmuesi uruguajan e Paris Sën Zhermenit  I ka dhënë fjalën Atletikos së Madridit për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre, një lëvizje kjo që do të zgjidhte problemin e shënimit të golit  me të cilin skuadra madrilène po përballet në këtë sezon.

Tashmë kanë nisur bisedimet me palët me futbollistin që dëshiron kryerjen e këtyre tratativave për merkaton e muajit janar, por Los Colchoneros preferojnë ta marrin atë në muajt e verës së ardhshme. Kjo sepse gjatë këtij sezoni, Diego Pablo Simeone mendon të besojë sulmin e skuadrës së tij te Diego Kosta, Morata dhe Zhoao Feliks.

Paris Sën Zhermenin nga ana e tij, I ka ofruar rinovimin Kavanit, por kjo duket se nuk ka shumë peshë, duke qenë se klubi parizien po mendon për blerjen përfundimtare të kartonit të Mauro Ikardit nga Interi për të cilin është gati të paguajë 75 milionë Eurot që I kërkon klubi zikaltër.

Nëse Edinson Kavani do të transferohet te Atletiko Madrid, ai që do ta vuajë më shumë ardhjen e tij do të jetë Diego Kosta për të cilin vazhdojnë të vijnë ofertat nga Katari dhe që duket se po merren në konsideratë si nga vetë futbollisti ashtu edhe nga Atletiko e Madridit.

Sfidanti.al