Karrager thumbon Mancester Sitin: E financon një vend I tërë, si nuk e fiton Premier League?

Xhemi Karrager ka kaluar të gjithë karrierën te Liverpuli me të cilin ka arritur shumë suksese teksa ka fituar 2 FA Cup, 3 Kupa të Ligës dhe 1 Champions League, por nuk ka mundur të ngrejë asnjëherë trofeun e kampionit të Anglisë, një fat që ka pasur edhe një tjetër legjendë e The Red, Stiven Xherrard

I përfshirë në një ‘debat’ në Tëitter, për kalimin e Sterling te Citizens ku një pjesë e dialogut është fshirë sipas asaj që publikohet te Goal, Karrager vendosi të thumbojë skuadrën e Pep Guardiolës, por pa ia përmendur emrin.

‘Do të  më pëlqente të mendoja se isha me fat që fitova një titull në Premier League  nëse Liverpuli do të ishte financuar nga një shtet I tërë-shkruante Karrager në mesazhin e tij.

Sfidanti.al