“Kaprolli” Sane përsëri vritet nga trajneri-gjuetar Joakim Lëv?

Futbollisti i Mançester Sitit, Leroj Sane, u largua nga hoteli përfaqësueses gjermane mbas një bisede që ai zhvilloi me trajnerin e saj, Joakim Lëv, ndërkohë që emri i tij nuk figuron në listën me emrat e lojtarëve që do të luajnë kundër Perusë.
Sane, në fakt, mungoi në përfaqësuesen gjermane në Botërorin e fundit të Rusisë, ndërsa ai luajti disa minuta në ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Francës (0-0).
Sifoqoftë, mbas takimit me Lëvin, u tha se Sane u largua nga manshafti gjerman, ndërsa një komunikatë zyrtare vinte në dukje se ai u largua për arsye private.
Sifoqoftë, bashkëlojtari i tij në përfaqësuese, Toni Kros, ka deklaruar se Sane nuk e tregon të plotë potencialin që zotëron, ndërkohë që ai duhet të përmirësojë edhe sjelljen e tij..
“Ai është një futbollist që i ka të gjitha cilësitë e nevojshme që të bëhet një futbollist i klasit botëror, por, megjithatë, atij duhet t’i thuhet herë pas here se ai po luan mirë”, vuri në dukje Toni Kros.
Sfidanti.al.